Bashkohu me ekipin
Na tregoni nga cili vend jeni dhe si dëshironi të kontribuoni.
Faqe informuese dhe përfshirëse: bashkohu si vullnetar/e ose dërgo një ide konkrete për komunitetin.
Na tregoni nga cili vend jeni dhe si dëshironi të kontribuoni.
Propozime konkrete për shërbime publike, ekonomi lokale, rininë, kulturën, etj.
Bekim Azizi ka lindur në vitin 1973 në fshatin Smirë, Komuna e Vitisë. Është profesor në Shkollën e Mesme Teknike në Viti, me diplomë nga Fakulteti i Makinerisë dhe me studime master të përfunduara në Universitetin e Prishtinës.
Ai është ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës ka zhvilluar një karrierë të gjatë në arsim dhe shërbim publik, duke u angazhuar vazhdimisht për standarde më të mira në edukim dhe administratë lokale.
Aktiv në Partinë Demokratike të Kosovës që nga themelimi; në vitin 2013 u zgjodh për herë të parë Asambleist në Kuvendin Komunal të Vitisë, duke qenë asambleisti më i votuar i atij mandati. Në vitin 2016 u emërua për herë të parë Kryetar i Degës së PDK-së në Viti. Në vitin 2019 u rizgjodh kryetar i degës, ndërsa prej dhjetorit 2021 është Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë.
Të dashur qytetarë të Vitisë,
Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë drejtuesin (shefin) e shtabit tonë zgjedhor për zgjedhjet e 12 tetorit – Valmir Sahitin.
Me përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, jemi të bindur se ai do ta udhëheqë shtabin tonë me sukses drejt fitores më 12 tetor.
Valmiri është mishërimi i energjisë së re që Vitia ka nevojë ta ndjejë. Ai ka dëshmuar se punon për të gjithë qytetarët, pa dallim, me përkushtim dhe ndershmëri.
Së bashku me të dhe me ekipin tonë të përkushtuar, jemi gati për një kapitull të ri për Vitinë – një qeverisje e ndërtuar mbi vlera, vizion dhe shpresë.
Që nga nesër, nisemi me plot entuziazëm për të prezantuar listën tonë të fitores për Kuvendin Komunal!
Bashkë me Valmirin, Bashkë për Vitinë!